Lufta në Ukrainë/ FIFA-UEFA nuk tolerojnë, pezullohen kombëtarja dhe ekipet ruse
FIFA dhe UEFA kanë marrë një vendim zyrtar kundrejt Rusisë. Kombëtarja e Rusisë dhe të gjithë ekipet ruse janë pezulluar nga të gjithë garat sportive ndërkombëtare.
Vendimet u miratuan sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të qeverive botërore dhe evropiane të futbollit.
Pas vendimeve fillestare të miratuara nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të cilat parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot së bashku që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare përfaqësuese apo ekipet e klubeve, do të pezullohen nga pjesëmarrja në kompeticionet e FIFA-s dhe UEFA-s deri në një njoftim të dytë.
Një goditje e madhe kundrejt futbollit rus, që vjen si pasojë e pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kombëtarja shqiptare bën pjesë ne grupin 2 të Ligës B në Nations League, aty ku do kemi përballë Rusinë, Izraelin dhe Islandën.
Më 2 qershor është programuar sfida e parë e grupit përballë Rusisë në “Air Albania”, ndërsa përballja e kthimit më 13 qershor në Rusi, por këto dy ndeshje nuk do të zhvillohen pas vendimit të sotëm.
Ndërkohë, Rusia është pjesë e grupit B në fazën “play-off” të Botërorit Katar 2022, që përbëhet nga Rusia, Polonia, Suedia dhe Republika Çeke. Shorti përcaktoi dy duelet gjysmëfinale Rusi-Poloni dhe Suedi-Republikë Çeke.
ÇFARË VENDOSI DJE FIFA
- Asnjë ndeshje ndërkombëtare nuk do luhet në territorin rus, takimet e Rusisë do zhvillohen në territor neutral dhe pa tifozë.
- Rusia do prezantohet si Bashkësia e Bashkuar e Futbollit të Rusisë dhe jo si Rusia.
- Nuk do lejohet himni apo flamuri rus në asnjë ndeshje të Rusisë.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



