Kombëtare

Lufta në Ukrainë, Kumbulla: Uroj që njerëzit të kenë një mundësi tjetër si familja ime

Marash Kumbulla ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, teksa ka shprehur keqardhjen për luftën që po zhvillohet në territoret e Ukrainës, ku ushtria ruse ka nisur pushtimin.

Mbrojtësi i skuadrës së Romës dhe Kombëtares së Shqipërisë, shpreson që lufta të përfundojë sa më parë. Diçka të tillë ai e lidh dhe më një eksperiencë personale të familjes së tij, që i është dashur që të emigrojë jashtë vendit.

Mendimet e mia shkojnë për të gjithë ata njerëz që po vuajnë tani. Shpresoj që kjo të përfundojë së shpejti dhe të gjithë të përfshirët të kenë një mundësi të re siç e pati familja ime“, shkruan 22-vjeçari nga Malësia e Madhe.

Situata në Ukrainë ka prodhuar reagime të shumta nga shumë faktorë të botës së sportit, ku nuk kanë munguar dhe nga personazhet shqiptare, ku vetëm pak ditë më parë dhe ish-mbrojtësi Andi Lila ftoi dy futbollistë ukrainas bashkë me familjet e tyre të strehohen në Shqipëri.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency