Lajme

“Lufta” për kreun vazhdon, sot në fushë Prishtina dhe Llapi!

Hapi fals i Feronikelit javën e kaluar e ka bërë më interesante dhe të luftuar se kurrë garën për titullin kampion në IPKO Superligën e Kosovës. Kur mbeten edhe 6 raunde për të luajtur, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi ndahen mes tyre nga vetëm 2 pikë dhe tashmë çdo gabim paguhet shtrenjtë. Java e 28-të nis me dy ndeshje shumë të bukura për t’u parë pasi do të zbresin  në fushë dy prej 3 skuadrave që luftojnë për të fituar kampionatin. Janë dy transferta të vështira në letër për Prishtinën dhe Llapin, pasi kryeqytetasit do të sfidojnë në Gjilan, skuadrën e Gentian Mezanit që synon t’i largohet sa më shumë zonës play-out ndërkohë që Llapin luan ndaj Drenicës që për momentin është më e qetë dhe pozicionohet në vendin e 5-të të renditjes. E sigurtë është që për të marrë tre pikët si Prishtina ashtu edhe Llapi duhet të derdhin shumë djersë pasi nuk do të jetë e lehtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency