Kategoria Superiore

Luftëtar europian, rivalët të kërcënuar, madje edhe Kukësi

Fitore me aromë Europe, te Luftëtari kanë arsye për të besuar. Aksidenti me Partizanin është lënë pas shpejt dhe reagimi ndaj Kukësit ishte ai i duhuri, i denjë për një skuadër që mund të bëjë gjëra të rëndësishme dhe me nota pozitive për të gjithë komponentët, duke nisur që nga stoli.
Ka eksperiencë për të shitur dhe nuhatje Hasan Lika, ende pa Vasil Shkurtajn dhe Abazajn që nuk shënonte që nga janari trajneri vendosi 21- vjeçarin në majën e sulmit dhe rezultoi një lëvizje fitimtare. Dukshëm me një marsh më tepër, Abazaj rezultoi më i miri i ndeshjes, gjithmonë një rrezik për mbrojtjen e Kukësit, i aftë për të udhëhequr skuadrën para dhe më në fund dhe ai gol që ka brenda klas dhe mbi të gjitha qetësinë e munguar deri para pak javëve para portës.
Megjithatë, merita nuk është vetëm e Abazajt, që pasi është zhbllokuar premton më tepër t’i rikthehet rendimentit që e karakterizoi në gjysmën e parë të sezonit, por e gjithë skuadrës. Lika ndryshonte në gjithë repartet, duke lënë në stol Rucin, Beqirin dhe Lamçen, dhe në fushë u pa një Luftëtar shumë më të uritur se ai ndaj Partizanit, një skuadër energjike, e vendosur për të mos u dorëzuar dhe me bindjen për ta fituar ndeshjen në pjesën e dytë, duke eklipsuar për minuta të tëra një skuadër kampionësh si Kukësi.
Në fund, një fitore e merituar që e çon Luftëtarin në kuotën e 37 pikëve. Tani edhe drejtuesit e trajneri nuk mund të fshihen, shqetësimet e mbijetesës i përkasin të kaluarës, ky Luftëtar mund të synojë Europën, një rival i denjë për të kërcënuar ambiciet e Flamuartarit, Partizanit apo vetë Kukësit, në Gjirokastër kanë të drejtë të ëndërrojnë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency