Kategoria Superiore

Luftëtari dhe Teuta, sezoni luhet në 90 minuta

90 minuta që mund të vlejnë Europën, por edhe mbijetesën. Luftëtari-Teuta përballen në hapjen e fazës së katërt të kampionatit, në një duel që mund të vendosë shumë për fatet e sezonit të dy skuadrave. Me një fitore bluzinjtë do ti jepnin vazhdimësi ecurisë pozitive në këtë sezon, por mbi të gjitha faktit që Gjirokastra është kthyer në fortesën e skuadrës së Hasan Likës.

Në tetë ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi, Luftëtari ka regjistruar pesë fitore dhe 3 barazime, me humbjen e fundit që daton më 15 nëntor 2017 pikërisht përballë Teutës. Në atë periudhë, durrsakët fituan 3-2, por ishte koha kur trajneri Lika po transmetonte idetë e tij te skuadra dhe vetëm pak javë më vonë gjirokastritët do të ktheheshin në ekipin e futbollit të bukur dhe sulmit të frikshëm, siç e njohin të gjithë.

Pas suksesit të fundjavës së kaluar me Lushnjën, tri pikët do të ishin tejet të rëndësishme për bluzinjtë, edhe sepse do të kenë shansin të përfitojnë nga dueli direkt i Laçit me Partizanin në garën për vendin e tretë.

Megjithatë, Teuta nuk paraqitet e dorëzuar. Përkundrazi, pas barazimit me Skënderbeun dhe dy fitoreve radhazi me Lushnjën e Laçin, skuadra e Gentian Begejas po kalon formën më të mirë të sezonit dhe e ka të qartë se për të siguruar qëndrimin mes më të mirëve edhe për sezonin e ardhshëm, duhet me patjetër të evitojë humbjen në Gjirokastër. Luhet për gjithçka ose për asgjë. Në lojë është fati i të gjithë sezonit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency