Luftëtari, grupi i cunguar problemi më i madh për Mezanin!
Luftëtari rifillon kampionatin me probleme të shumta pasi për momentin trajneri Gentjan Mezani ka një grup të cunguar në dispozicion. Largimet janë të shumta gjatë kësaj periudhe janari nga bluzinjtë, edhe pse merkato ende nuk është mbyllur. Ivan Jakovlevic, Lejdi Liçaj, Eduard Rroca, Vasil Shkurtaj, Vladan Milosavljev, Nemanja Janicic dhe Romario Çekaj janë lojtarët e larguar duke bërë që grupi në dispozicion të timonierit vlonjat të reduktohet ndjeshëm. Për momentin afrimi i vetëm i konfirmuar është ai i Realdo Filit ndërkohë që gjithashtu ka firmosur edhe mbrojtësi Riste Ilijovski. Drejtuesit kanë bërë të ditur që janë pranë mbylljes së marëveshjes edhe me mesfushorin Angelos Chanti, një afrim që zëvendëson fantazistin Eduart Rroca. Megjithatë skuadra është në kërkim të një qendërmbrojtësi pasi largimi i boshnjakut Janicic ka lënë boshllëk të madh, me Rustem Hoxhën që është i vetmi qendërmbrojtës i mirëfilltë. Për momentin në krah të tij mund të vendoset Oltion Rapa, një zgjidhje e sforcuar për trajnerin mezani pasi Rapa nuk luan në pozicionin natyral. Nëse hedh një sy tek lojtarët e aktivizuar gjatë dy fazave të para e kupton reduktimin e grupit, pasi janë 14 futbollistë që kanë luajtur të paktën 5 minuta, duke përfshirë të rinjtë, Açka, Oshafi dhe Hyseni.



