Luftëtari, kërkesë zyrtare FSHF-së: Me Sinon arbitër nuk zbresim në fushë
Klubi i futbollit Luftëtari del kundër gjyqtari Emirjon Sino. Pas episodeve të ndodhura në ndeshjen ndaj Skënderbeut që janë të përsëritura nga ana e këtij arbitri, në dëm të Luftëtarit, bluzinjtë kanë bërë kërkesë zyrtare në FSHF për skarcimin e Sinos, duke paraljamëruar në një fare mënyre Federatën Shqiptare të Futbollit.
Ja komunikata e plotë e Luftëtarit.
Klubi i futbollit Luftetari, nuk do të zbresë më në fushë, në rast se gjyqtar do të jetë Emirjon Sino apo asistent Ilir Tartari. Ky eshte vendimi i klubit për të përjashtuar nga marrdheniet e tij keta dy personazhe qe nëpërkëmbin djersën e lojtarëve tanë apo investimin e presidencës. Falenderojme gjithe sportdashesit e Superligës dhe në veçanti tifozët tanë për mbështetjen në këtë rast skandaloz dhe i bejme thirrje per vetepermbajtje, pasi Gjirokastra është burim i vlerave të pastra sportive. Jemi të vendosur që të kerkojmë në rrugë instituciuonale të drejtën tonë ndërsa nga ana sportive pergjigjet do ti japim në fushen e blertë.
Ju Faleminderit!




