Kategoria Superiore

Luftëtari merr talentin e Pogradecit, përgatitjet në Antalia

Luftëtari pasuron organikën me një nga lojtarët më të talentuar të Kategorisë së Parë. Bëhet fjalë për sulmuesin 19-vjeçar të Pogradecit, Jurgersi Liçkollari. Lojtari i kombëtares së 19-vjeçarëve ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit gjirokastrit duke ndezur dritën jeshile për transferimin e tij në qytetin e gurtë. Aktualisht, sulmuesi i krahut të djathtë ka një kontratë që skadon me Pogradecin në fund të sezonit dhe në këtë mënyrë ai ka firmosur një parakontratë me Luftëtarin por nëse drejtuesit e klubit bluzi do të arrijnë të bindin pogradecarët, atëherë transferimi i 19-vjeçarit do të jetë i menjëhershëm, çka do të thotë se Liçkollari mund të udhëtojë me skuadrën drejt Turqisë për të zhvilluar fazën përgatitore. Gjithsesi, nëse marrëveshja nuk arrihet, atëherë lojtari do të jetë zyrtarisht pjesë e Luftëtarit në fund të këtij sezoni. Skuadra gjirokastrite do të akomodohet në Antalia në datën 6 Janar ku do të qëndrojë për 12 ditë dhe më pas do ta vazzhdojë pjesën e dytë të fazës përgatitore në qytetin e jugor.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency