Kategoria Superiore

Luftëtari përjashtohet nga Kupa edhe sezonin e ardhshëm

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë vendimet në lidhje me ngjarjet e relatuara për sfidat e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë. Bie në sy vendimi për Luftëtarin, që jo vetëm ka humbur 3-0 ndeshjen në tavolinë me Elbasanin, por nuk do të mund të marrë pjesë as sezonin e ardhshëm në Kupë. Në fakt, vendimi i Disiplinës është shqetësimi më i vogël sa i përket futbollit në Gjirokastër, pasi Luftëtari praktikisht është shkrirë si ekip dhe nuk do të marrë pjesë as në Kategorinë e Parë

Vendimet e Disiplinës:

  1. Lojtari i FK Dinamo, Plarent Fejzaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

  1. Zyrtari i KF Egnatia, Klaudian Dervishi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

  1. Lojtari i KF Skënderbeu, Sciprim Taipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

  1. Lojtari i FK Tomori, Orgest Gava, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

 

  1. KF Luftëtari, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kupën e Shqipërisë kundër FK Elbasani, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 109/2/a/c të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe dënohet me mospjesëmarrje në sezonin pasardhës të Kupës së Shqipërisë.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency