Kategoria Superiore

Luftëtari, Realdo Fili përforcimi i parë, synohet dhe një goditje big!

Pasi ka shitur Eduart Rrocën dhe Vasil Shkurtajn tek Kukësi, Luftëtari po mendon për lëvizjet në hyrje. I pari futbollist që i bashkohet gjirokastritëve është Realdo Fili, sulmuesi i krahut që pjesën e parë të sezonit e mbylli me Skënderbeun. Fieraku nuk gjeti hapësirat e pretenduara në Korçë dhe tashmë kërkon një pikënisje të re të karrierës, duke besuar se me fanellën zikaltër mund të rikthehet lojtari premtues që aktivizohej vite më parë me Apoloninë. Por Fili nuk pritet të jetë e vetmja lëvizje për Luftëtarin që është vënë në kërkim të një qendërsulmuesi. Drejtuesit e klubit premtojnë një goditje të madhe për repartin e avancuar. Alternativat në tregun vendas pothuajse nuk ekzistojnë dhe për këtë arsye vëmendja është kthyer nga tregu i huaj. Në tavolinën e drejtuesve janë disa emra konkretë, futbollistë tepër cilësorë të cilët pritet t’i bashkohen skuadrës në fazën përgatitore në Greqi. Pas testeve fizike të kryera në Gjirokastër skuadra do të niset për në shtetin fqinj më 7 janar, ku do të qëndrojë përreth 14 ditë për tu rikthyer më pas dhe përgatitur ndeshjen e Kupës me egnatian. Përsa i përket rolit të fantazistit pritet një përgjigje përfundimtare nga shkodrani Erjon Vucaj, nëse do të rikthehet në Gjirokastër apo jo për të vijuar sezonin me fanellën zikaltër pas aktivizimit në Europa League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency