Kategoria Superiore

Luftëtari ‘shtang’ Flamurtarin në Vlorë, ‘ndizet’ gara për Europën

Flamurtari dështon të fitojë me Luftëtarin në përballjen e tretë sezonale me tyre, madje kuqezinjtë pësuan një humbje të papritur 0-1 para publikut vendas, duke mos përfituar nga ndalesa e Kukësit në “Zeqir Ymeri” me Skënderbeun. Golin e vetëm të sfidës në stadiumin “Flamurtari” e realizoi Vasil Shkurtaj, që po shndërrohet gjithnjë e më tepër pikë referimin në sulmin bluzi.

Në pjesën e parë Flamurtari ishte më i rrezikshëm në manovrën sulmuese, por si Nedjelkoviç me kokë në të 37-ën, ashtu dhe Pollozhani shumë pranë zonën së portierit nuk arritën ta mposhtnin Ruçin.

Luftërari, një skuadër me shumë cilësi në sulm, godet në të 54-ën me Vasil Shkurtajn, që i shërbyer nga Abazaj e la të palëvizur portierin Nukovic.
bluzinjtë, të çliruar psikologjikisht, kundërsulmuan rrezikshëm edhe pak çaste më vonë, por finalizimi linte për të dëshiruar.

Në minutën e 61-të Duro bën një zëvendësim të detyruar, pasi portieri Nukoviç, i dëmtuar, ia lë vendin Pano Qirkos. Në minutën e fundit, vlonjatët patën mundësinë më të mirë për të barazuar, por nuk arritën të dërgojnë topin në rrjetë.

Pas kësaj disfate Flamurtari mbetet në vendin e 3-të në të njëjtën kuotë pikësh me Kukësin, ndërsa Luftëtari parakalon Partizanin dhe rrit ambiciet për një vend në zonën europiane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency