Kategoria Superiore

Luftëtari-Teuta, aty ku barazimi nuk kënaq asnjë!

Teuta është dorëzuar pa asnjë kusht në dy ndeshje të këtij sezoni, kundër Partizanit në “Selman Stërmasi” dhe përballë Luftëtarit në Gjirokastër, edhe pse ajo sfidë është zhvilluar vetëm 5 muaj më parë, duket se ka ndryshuar shumë nga 22 Shtatori. “Djemtë e Detit” e kanë harruar se çfarë do të thotë të largohesh i dëshpëruar nga një takim, prej 17 ndeshjesh duke përfshirë edhe kupën durrsakët nuk dorëzohen. “Sindroma” e barazimeve është zhdukur pas fitores me përmbysje ndaj Kukësit dhe synimi kryesor është vazhdimësia për t’i ushtruar presion edhe kryesyuesve të Partrizanit. Shëkmbi ka udhëtuar drejt Gjirokastrës pa një prej liderve të skuadrës. Tefik Osmani u ndëshkua me karton të kuq në takimin e fundit dhe mos prania e tij është një minus jo vetëm teknik por edhe psikologjik për ekipin, teksa i padisponueshëm vijon të jetë Vecaj, ndërsa duhet pritur për debutimin e Vajushit që ka ende probleme me gjurin.

Pa një futbollist kryesor është edhe Julian Ahmataj. Rustem Hoxha ka plotësuar numrin e kartonëve, në këtë mënyrë ish kapiteni i Teutës nuk do të ketë mundësinë të sfidojë të shkuarën. Fytyra e Luftëtarit është zbukuruar me ardhjen e teknikut elbasanas, 5 pikë në 3 ndeshje mund të konsiderohen të arta për gjëndjen ku ndodhej skuadra pas disfatës apokaliptike kundër Kastriotit. 17 pikë është diferenca në renditje, gjasat janë të shumta që në fushën e lojës kjo distancë të mos pasqyrohet aspak.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency