Kategoria Superiore

Luhatjet, te Vllaznia kthehet “sëmundja” e vjetër

Te Vllaznia rikthehen hijet e së kaluarës së afërt. Problemi kryesor i skuadrës në këto vitet e fundit lidhej me mungesën e vazhdimësisë në rezultate dhe kjo situatë u përsërit pas humbjes me Laçin në “Loro Boriçi”.

Një disfatë që e komplikoi sërish ecurinë e shkodranëve në kampionat, pikërisht në momentin kur u duk se skuadra ishte rikthyer në rrugën e duhur dhe po jepte sinjale se kishte kapacitetin të evitonte ankthin e mbijetesës.

Sëmundja e vjetër u rishfaq. Luhatjet në paraqitje dhe rezultate, të akuzuara shpesh nga ish-trajneri Cungu edhe gjatë sezoinit të kaluar, janë problemi më i madh i kësaj skuadre.

Pas dy fitoreve në shtëpi me Lushnjën dhe Luftëtarin, dueli me Laçin ishte një mundësi e shkëlqyer që skuadra të tregonte në fushë atë që të gjjithë protagonistët pretendojnë: Vllaznia nuk është për mbijetesë.

Por, ecuria, rezultat e arritura dhe klasifikimi janë kokëforta. Vllaznia mbetet e rrezikuar nga rënia nga kategoria, ndërsa humbet pikë përballë rivalëve të drejtpërdrejtë. Për më tepër, nevojitet një seri e rëndësishme rezultatesh pozitive, që gabimet e së tashmes të mos peshojnë në fundin e sezonit. Një tjetër finale mbijetese do të ishte e tepërt edhe për zemrat më të forta në Shkodër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency