Serie A

“Luhej Inter-Juve, u bëra interist falë arbitrit Orsato! Qava kur shënoi Higuain”

Kjo verë ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Wilfried Gnonto. 18-vjeçari debutoi me kombëtaren e Italisë muajin e kaluar. Ftesa e Roberto Mancinit e surprizoi, por sulmuesi i Zurich la mënjanë emocionet dhe në miqësoren ndaj Gjermanisë gjeti golin e parë me të kaltrit.

Adoleshenti me origjinë nga Bregu i Fildishtë, ka zgjuar interesimin e disa klubeve të ndryshme europiane pas “shkëndijave” pozitive që dhuroi tek Italia. Gnonto është rritur tek Interi, klub me të cilin bën tifo prej vitit 2018. Në një rrëfim për Sportweek, sulmuesi tregon se si lindi pasioni i tij për klubin italian.

Kur mbërrita në Milano nuk isha tifoz i Interit, për mua ekzistonte vetëm Barcelona dhe Leo Messi. Më pas u dashurova me ngjyrat zikaltër,, në disa raste edhe kam qarë për Interin.

Më kujtohet dueli Inter-Juventus i prillit të vitit 2018, ndeshje ku Pjanic nuk u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Rafinhas nga arbitri Danielo Orsato.

Isha në ‘San Siro’ me një mikun tim. Kur Higuain shënoi për Juven disa minuta përpara fundit, ne shpërthyem në lot. Atë mbrëmje u bëra realisht interist”, kujton Gnonto, autor i 10 golave dhe 5 asisteve në sezonin e fundit në Zvicër.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency