Premier League

Luhet Southampton-Brentford, merret vendimi për Brojën!

Armando Broja në kërkim të golit të 5-të në Premier League gjatë këtij sezoni. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është rreshtuar titullar nga trajneri Ralph Hassenhutl për sfidën e prapambetur të javës së 18-të ndaj Brentford ndeshje kjo që luhet për herë të parë në Premier League mes këtyre dy skuadrave. Për Brojën kjo është ndeshja e tetë si titullar në këtë sezon dhe e 16-ta që hidhet në fushë. Në 15 ndeshje me fanellën e Southampton, Armando Broja ka arritur të shënojë 4 gola. Përkrah futbollistit shqiptar në majën e sulmit do të luajë Redmond.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency