Luis Gaya “refuzon” Juven, dëshiron qëndrimin te Valencia
Luis Gaya i mbyll derën Juventusit. Mbrojtësi, i cili po zhvillon një sezon fantastik me Valencian, ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave europiane, përfshi këtu edhe bardhezinjtë, të cilët kanë nisur menjëherë tratativat me drejtuesit e klubit për futbollistin. Por, pavarësisht ofertave të ndryshme në drejtim të tij, 22-vjeçari i ka të qarta idetë për të ardhmen, duke deklaruar se nuk ka aspak ndërmend të largohet “Mestalla”. Gjithsesi merkato e verës pritet të jetë shumë intensive për futbollistin, klauzola e të cilit është vetëm 30 milionë euro.



