Futboll

Luis Suarez bën “prapa-kthehu”, tregon se përse refuzoi argjentinasit e River Plate

Në orët e fundit ishte përfolur për një transferim të Luis Suarez në radhët e River Plate, por ish-sulmuesi i Barcelonës ka konfirmuar se nuk do t’i bashkohet skuadrës argjentinase këtë verë pasi ata u eliminuan nga Copa Libertadores.

Muajin e kaluar, River ishte shumë pranë për të nënshkruar me Suarez, i cili është në dispozicion si një transferim i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Atletico Madrid.

Gjithsesi, sulmuesi ka sqaruar gjithçka duke thënë se ishte i emocionuar nga oferta, por gjërat nuk shkuan siç ai i parashikoi në fillim.

“Sinqerisht isha shumë i emocionuar për mundësinë që të transferohesha te River Plate. Një nga arsyet ishte të luaja në Copa Libertadores. Ishte një ëndërr që dëshiroja të fitoja një kupë edhe në Amerikën e Jugut, por kjo mundësi u zbeh dhe u zhduk me eliminimin e skuadrës. Një muaj e gjysmë më parë deklarova se nuk do të largohem nga Evropa, por River insistoi dhe insistoi aq shumë sa e mora në konsideratë këtë mundësi dhe ishim shumë pranë. Sado që dikush të thotë diçka, kur të vijë koha do të merret parasysh. Jam i emocionuar që më duan kaq shumë. Lojtarët kanë nevojë për dashuri. River Plate e bëri diçka të tillë me mua, por gjërat nuk shkuan siç i planifikuam në fillim.” – deklaroi sulmuesi.

Suarez për momentin vijon të jetë një lojtarë i lirë dhe ende nuk ka një skuadër konkrete për sezonin e ri. 35-vjeçari kërkon një klub që ka ambicie për të luftuar për trofe, ndërsa është në pritje të ofertës më të mirë, Suarez kërkon ta zyrtarizojë sa më shpejtë pasi ky është një vit i rëndësishëm sepse do të luajë për herë të fundit në një Botëror.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency