La Liga

Luk de Jong nderon Sevillan, Bilbao “ngec” me Valladolidin

Luk de Jong “shpëton” Sevillan në sfidën e shtëpisë me Levanten, pasi shënoi golin e vetëm të takimit, 6 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, duke kthyer skuadrën andaluze te fitorja.

Skuadra valenciane u duk se nuk do të largohej pa pikë nga “Sanchez Pijzuan”, pasi po u rezistonte mirë sulmeve të vendasve, por në momentin kur përqendrimi duhej të ishte më i madh, sulmuesi holandez shfrytëzoi krosimin e saktë të Jesus Navas.

Atheltic Bilbao nuk mori më shumë se një pikë në “San Mames” ndaj Valladolidit, duke regjistruar ndeshjen e katërt radhazi pa fitore. 1-1 ishte rezultati përfundimtar me të dy golat të shënuar nga futbollistët vendas, Inaki Williams kaloi në epërsi Bilbaon në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë Martinez devijoi në portën e tij.

Në takimet e tjera Alaves fitoi 2-0 me Celta Vigon, Rela Sociedadi iu imponua 3-1 Betisit, ndërsa Espanyoli u mposht 0-1 nga Villarreali.

 

Rezultatet:

Alaves – Celta Vigo 2-0

Real Sociedad – Betis 3-1

Espanyol – Villarreal 0-1

Ath Bilbao – Valladolid 1-1

Sevilla – Levante 1-0

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency