La Liga

Luka Modriç i “pavdekshëm”, Reali i ofron sërish rinovimin!

Edhe pse me 36 vite mbi supe, Luka Modriç vijon të jetë një nga më të mirët e botës në rolin e tij. Mesfushroi kroat po tregon si në Kombëtare ashtu dhe tek Real Madrid se për të mosha është vetëm një numër dhe asgjë më tepër. Paraqitjet e tij në muajt e fundit i kanë bindur drejtuesit e galaktikëve për t’i ofruar një kontratë të re një herë fituesit të Topit të Artë se paku dhe për një sezon tjetër.

Me kontratën e re, Modriç prtiet që të jetë pjesë e Real Madrid së paku deri në verën e vitit 2023. Dëshira e mesfushroit është që të vijojë të qëndrojë në “Bernabeu”, ku po bën mjaft mirë. Nëse gjërat do të shkojnë mirë atëherë Modriç do të luante për të 11-in edicion me fanellën e “Los Blancos” , çka do ishte një rekord që e kanë arritur shumë pak lojtarë. Kroati u transferua në vitin 2012 si një bast i Jose Mourinhos, por rezultoi një goditje e vërtetë, me mesfushorin që është kthyer në shtyllat e skuadrës për një dekadë.

Synimet e Modriç janë të japë kontributin e tij maksimal dhe në Kupën e Botës Katar 2022, si dhe të fitojë një tjetër titull me ekipin e  ReaL Madrid. Drejtuesit e galaktikëve kanë menduar që të gjejnë një pasues për kroatin, pasi ai nuk mund të luajë përjetësisht, por do të jetë e vështirë për të zëvendësuar një lojtar që numëron 402 ndeshje zyrtare në të cilat ka shënuar 28 gola dhe ka shërbyer 64 asiste.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency