Premier League

Lukaku mban te Man.United Mourinhon, Watford mrekullon sërish

Paul Pogba humbi një 11-metërsh, Marcus Rashford u ndëshkua me karton të kuq, por në fund vendosën dy golat e sulmuesit belg Romelu Lukaku. Në Turf Moor, Manchester United mposhti 2-0 Burnley vendas me Jose Mourinhon që mund të qëndrojë i qetë për të paktën dy javë, kur United të zbresë sërish në fushë. Djajtë e Kuq morën fitoren e dytë sezonale duke hedhur pas krahëve atë humbje të turpshme me rezultatin 0-3 ndaj Tottenham të hënën e kaluar. United e hipotekoi fitoren që në pjesën e parë falë klasit të Lukakut dhe pavarsisht se Pogba dhe Rashford për pak sa nuk tradhëtuan Mourinhon, Burnley nuk arriti të bënte asgjë në pjesën e dytë për të ndryshuar fatet e takimit. Duhet të ishte Tottenham Hotspur skuadra që do t’i bashkohej Liverpoolit dhe Chelsea-it në krye të klasifikimit në kuotën e 12 pikëve, por çuditërisht është Ëatford. Skuadra e Javi Gracias është mrekullia e vërtetë e këtij fillim sezoni në Premier League. 4 ndeshje dhe 4 fitore për Ëatfordin që mposhti 2-1 me përmbysje Tottenhamin. Shitja e yllit të ekipit Richarlisson nuk i ka dobësuar aspak verdhezinjtë me Deeney dhe Catchart që përmbysën avantazhin fillestar të vendasve që erdhi në minutën e 53-të me autogolin e Doucoure.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency