Merkato

Lukaku niset për në Londër: Mesazhi im për tifozët, pas disa ditësh

“Do të dërgoj një mesazh brenda pak ditësh.” Tani për tani, këto janë fjalët e fundit të Romelu Lukakut si Interist. Sulmuesi belg gjatë mbrëmjes së kësaj të hëne u nis për në Londër, ku Chelsea e pret për të hedhur firmën në kontratë. Gazetarët e pyetën para se të largohej nëse kishte një përshëndetje të fundit për tifozët e Interit dhe përgjigja e tij lë të kuptohet se do ta sqarojë pozicionin e tij pasi gjithçka të ketë përfunduar. Është vetëm çështje orësh që gjiganti belg, i cili në mëngjes u ishte nënshtruar ekzaminimeve mjekësor në klinikën “Kolumbus” në Milano, i shoqëruar nga agjenti i tij, Federico Pastorello, të zyrtarizohet në klubin anglez.

Marrëveshja për të cilën klubet nisën bisedimet prej disa ditësh, do të mbyllet për 115 milionë euro, që shkojnë në arkat e Interit.

Lukaku do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me pagë 12 milionë euro në sezon. Chelsea dhe trajneri Thomas Tuchel shpresojnë ta kenë Lukakun gati për Superkupën e Evropës, të Mërkurën, kundër Villarrealit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency