Lulic vendos të largohet nga Lazio pas 10 vitesh!
Senad Lulic vendos të largohet nga Lazio pas 10 vitesh. Mesfushori boshnjak do të mbahet mend gjatë nga tifozët bardhekaltër si futbollisti që shënoi në finalen ndaj Romës në vitin 2013-të duke i dhënë trofeun e Kupës së Italisë, Lazios. Kapiteni i cili mbushi 35-vjeç në janar dhe u është nënshtruar tre operacioneve në kavilje nuk do të rinovojë me bardhekaltrit teksa në verë do të kthehet në Zvicër aty ku qëndron edhe familja e tij.



