Kategoria Superiore

Lushkja: Falë punës jemi në këto nivele, pak ekipe punojnë si Laçi

Laçi mposhti për herë të parë në këtë sezon Kastriotin falë golit të Regi Lushkjes, që si më i miri i ndeshjes dha opinionin e tij për këtë fitore të kurbinasve në lidhjen me “Gol pas Goli”.

“Kemi zhvilluar futboll të bukur. E kemi rritur gradualisht. Falë punës kemi arritur në këto nivele. Ka disa ndeshje që kam qenë më afër portës. Varet nga situata e ndeshjes. Trajneri më vendos në varësi të ndeshjes. Rëndësi ka që të jap maksimumin për ekipin.”

Rivalët: “Të gjithë kundërshtarët të vështirë janë. Kastrioti ka zhvilluar një futboll agresiv. Kundërshtarët janë Partizani që nga ndeshja e radhës, duke vijuar më pas me Vllazninë kryesuese.”

Vazhdimësia te Laçi: “Kam disa vite me ekipin e Laçit. Është punuar shumë nga drejtuesit që të afrohen lojtarë cilësorë. Pak ekipe besoj punojnë në këtë mënyrë, për të mos bërë shumë ndryshime. Kjo është diçka pozitive për ekipin se njihemi me njëri-tjetrin dhe më pas vijnë rezultatet.”

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency