Kategoria Superiore

Lushkja: Për penalltinë nuk pati debat, ja kundërshtari më i fortë

Regi Lushkja vendosi sfidën mes Laçit dhe Tiranës, duke ekzekutuar saktësisht një penallti në minutën e 90’, ndërsa pas ndeshjes deklaroi se synon që në të ardhmen të transferohet në një kampionat më të fortë.

“Edhe Tirana kishte ardhur me pretendime në këtë takim, ndaj ishte e vështirë, pasi ata luanin me tre mbrojtës dhe ishin shumë të ngjeshur. Sigurisht që po e kërkonim golin dhe erdhi ai episod i penalltisë, që ishte si rrjedhojë e këmbënguljes tonë në ato momente.

Kur erdhi penalltia, nuk pati debat me Guindo, pasi i thashë se është momenti që të gjuaj unë dhe u mbyll diskutimi. Era ishte e fortë dhe të pengonte pak, megjithatë u përshtatëm më mirë.

Sa u përket rivalëve, si Vllaznia, edhe Kukësi janë shumë të forta, por Tiranën e shoh pak më ndryshe, pak më përpara të tjerave, pasi nuk të lejon të luash.

Për momentin unë jam i përqendruar të bëj sa më mirë te Laçi, por natyrisht që synimi është të transferohem në një kampionat më të fortë”, u shpreh Lushkja.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency