Ligue 1

Lyon përfiton nga lufta në Ukrainë, merr në huazim mesfushorin e talentuar brazilian

Lufta në Ukrainë vijon prej më shumë se një muaji dhe pikërisht për këtë shkak, FIFA ka ndërhyrë për të nxjerrë një vendim që lejon futbollistët e klyibeve ukrainase të federohen në kampionate të tjera të paktën deri në fund të sezonit.

Nga kjo ka përfituar maksimalisht Lyoni në kampionatin francez, që pasditen e sotme ka njoftuar akordin me brazilianin Tete, i cili ka qenë pjesë e Shakhtar Donetsk.

Mesfushori anësor Tete do të jetë nën urdhërat e trajnerit Peter Bosz deri në fund të këtij sezoni dhe më pas pritet të rikthehet sërish te Shakhtar, nëse situata në Ukrainë do t’i rikthehet normalitetit.

Tete, i cili muajin e kaluar festoi ditëlindjen e 22-të, u kontaktua edhe nga disa klube angleze, por në fund zgjodhi Lyonin për të vijuar karrierën deri në fund të sezonit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency