Premier League

M.City fiton derbin dhe vendos njërën dorë te titulli!

Manchester City vendos njërën dorë te titulli i dytë radhazi në Premier League në epokën Guardiola. Citiziens triumfuan 0-2 në derbin e Manchesterit duke thelluar krizën e United dhe duke rimarë kreun e Premier League me një pikë më shumë se Liverpooli pas 35 javëve kampionat. Sfida ndaj Djajëve të Kuq konsiderohej si pengesa e fundit e vështirë në rrugën drejt titullit për skuadrën e Guardiolës, por United rezistoi vetëm në pjesën e parë , sepse në fraksionin e dytë City shënoi dy gola fillimisht me portugezin Bernardo Silva dhe më pas me gjermanin Leroy Sane që erdhi në fushë nga stoli dhe regjistroi fitoren e 11-të radhazi në Premier League. Për ekipin e  Solskjaer vazhdon momenti jo pasi Manchester United pësoi humbjen e 7-të në 9 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. 3 ndeshjet e mbetura të City-t janë ndaj Burnley dhe Brighton në transfertë dhe Leicester në shtëpi, 3 sfida plotësisht të kalueshme për Sky Blues. Për United ngushëllimi i vetëm pas kësaj humbjeje ishte disfata 3-1 që pësoi Arsenali ndaj Wolves pasi gara për vendin e 4-t mbetet e hapur dhe të dielën ndaj Chelsea-t, Djajtë e Kuq edhe pse pozicionohen të 6-ët do të luajnë një finale të vërtetë për zonën Champions.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency