Kategoria Superiore

Magani: Bëmë gabime amatore, Kamza meritoi fitoren

Trajneri i Teutës, Gugash Magani u shpreh mjaft i mërzitur për humbjen, por veçanërisht për paraqitjen në takimin me Kamzën. Ai vuri theksin te gabimet amatore të futbollistëve të tij, veçanërisht në rastin e golit dhe të kartonit të kuq të marrë nga Dediç.

“Kemi zhvilluar një ndeshje shumë të dobët dhe merituam humbjen, ndërsa Kamza fitoren. Nuk u futëm në fushë në mënyrën e duhur për të përballuar këtë ndeshje dhe këtu kam edhe unë përgjegjësitë e mia. Gjithsesi, nuk mund të tolerojmë gabimet amatore si ai i Lenës në rastin e pësimit të golit dhe atë të Dediçit, në marrjen e kartonit të kuq. Boshnjaku e përsërit këtë veprim për herë të dytë dhe lë skuadrën në baltë, ndaj do të merremi me këtë çështje. Në fakt, kam pretendimet e mia edhe për një 11-metërsh, që nuk na u akordua”, tha trajneri i Teutës.

Magani pranoi se edhe euforia e ndeshjeve të fundit mund të ketë ndikuar në mënyrën e interpretimit të takimit të sotëm, ndërsa paralajmëroi edhe njëherë ndryshime në merkaton e janarit.

“Natyrisht që rezultatet pozitive krijuan një lloj euforie, sepse ne jemi një ekip i brishtë, por duhet të mundohemi të marrim maksimumin deri në janar, kur presim të bëjmë disa ndërhyrje për të mirën e ekipit”, u shpreh peqinasi i Teutës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency