Magani i mërzitur: Ia dhuruam ndeshjen Partizanit
Trajneri i Teutës Gugash Magani u shpreh mjaft i mërzitur, pas humbjes ndaj Partizanit. Tekniku peqinas ka rezerva për mënyrën se si e menaxhuan lojën futbollistët e tij, por edhe për një gol të anuluar në pjesën e parë.
“Kishim lojën nën kontroll dhe duhej ta menaxhonim më mirë. Të dy golat ia dhuruam vetë Partizanit, sepse u gëzuam para kohe. Gjithsesi kam rezerva edhe për arbitrimin, pasi goli i Latif, ishte i rregullt dhe me 2-0, mund të kishte marrë tjetër rrjedhë loja. Edhe vendimi për Shehajn ishte i padrejtë, sipas meje”, u shpreh trajneri Teutës, Gugash Magani.



