Magani për rekord, ndaj Teutës bën 500 ndeshje në pankinë
Ndeshja mes Egnatias dhe Teutës do të jetë e veçantë për trajnerin Gugash Magani, i cili në sfidën e kësaj të shtune zhvillon ndeshjen e tij të 500-ë si trajner.
Tekniku 56-vjeçar ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar teksa ka drejtuar Flamurtarin, Besën, Shkumbinin, Teutën Tiranën si dhe Trepçën 89 në Kosovë, krahas Egnatias ku po jep kontributin e tij aktualisht.
Gjatë 499 ndeshjeve që ka drejtuar deri më tani, peqinasi ka koleksionuar 230 fitore, 115 barazime ndërsa është mundur një 154 takime. Nga 26 gushti i vitit 2007 e deri më tani Magani ka provuar 12 eksperienca të ndryshme mes Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë dhe SuperLigës së Kosovës.
Magani ka arritur që të shpallet një herë nën-kampion në edicionin 2010-2011 më skuadrën e Flamurtarit, ndërsa ka arritur të zërë vendin e parë në Kategorinë e Parë me ekipin e sezonin e shkuar me skuadrën rrogozhinase. Një karrierë e gjatë dhe me pak ndërprerje për Maganin, i cili tashmë kërkon të thellojë sa më shumë rekordin e tij.
| Klubi | Ndeshje | Fitore | Barazime | Humbje |
| Shkumbini | 92 | 34 | 24 | 34 |
| Flamurtari | 83 | 39 | 17 | 27 |
| Besa | 72 | 37 | 8 | 27 |
| Teuta | 127 | 55 | 29 | 43 |
| Tirana | 65 | 35 | 19 | 11 |
| Trepça | 29 | 10 | 11 | 8 |
| Egnatia | 31 | 20 | 7 | 4 |
| Total | 499 | 230 | 115 | 154 |



