Maguire: Jam ambicioz, e pamundur të refuzoj Unitedin
Pas një Botërori për t’u mbajtur mend, Harry Maguire u bë objektiv i Manchester Unitedit në merkaton e verës, por për arsye të ndryshme, transferimi nuk u krye.
Gjithsesi me afrimin e Janarit, drejtuesit e “djajve të kuq”, janë rikthyer sërish te klubi i Leicesterit, për të rihapur negociatat e transferimit të mbrojtësit.
Vetë futbollisti ka thënë në një intervistë se do të jetë e vështirë të refuzojë një ofertë nga United, qoftë edhe nëse vjen në janar.
“Unë jam një lojtar ambicioz, pasi në të kundërt nuk do merresha me këtë sport. Është thuajse e pamundur të refuzosh një skuadër si Manchester United, edhe nëse vjen në janar, pasi çdo lojtar dëshiron të luajë në nivele të larta”, deklaroi Maguire.



