Premier League

Video/ Maguire tradhton Man. United, Watfordi i Ranierit i jep leksion futbolli

Manchester United pëson një tjetër humbje, e dyta radhazi pas asaj në derbin ndaj Manchester City-t, teksa këtë herë u mposht me rezultatin 4-1 në transfertën ndaj Watfordit të Claudio Ranierit.

“Djajtë e kuq” e nisën keq ndeshjen dhe pavarësisht se De Gea priti dy herë penalltinë e Sarr minutën e 11’, sërish pjesa e parë përfundoi me avantazhin e dyfishtë të vendasve, që shënuan me King dhe Sarr.

Pjesa e dytë nisi me zëvendësime për Man. United, teksa Van De Beek mori vendin e McTominay dhe shënoi menjëherë duke rihapur takimin, megjithatë për të komplikuar sërish gjithçka, mendoi kapiteni Harry Maguire, i cili la të tijtë me 10 futbollistë pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 69’.

Me një futbollist më shumë, Watford e pati të lehtë jo vetëm të menaxhojë avantazhin, por edhe ta thellojë më shumë, pasi shënoi edhe dy herë të tjera në minutat shtesë dhe vulosi fitoren bindëse 4-1.

Nga ana tjetër Ole Gunnar Solskjaer rrezikon tani më shumë se kurrë të shkarkohet, pasi një humbje e tillë ishte e papritur dhe mbi të gjithë mund të peshojë shumë në objektivat e klubit, që ka mbetur 12 pikë larg kreut.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency