Mainz dhe Frankfurt nuk i bëjnë keq njëra-tjetrës, ndajnë nga një pikë
Barazim 1-1 në sfidën hapi javën e 10-të të Bundesligës, mes Mainz 05 dhe Eintracht Frankfurt. Në “Opel Arena”, Mainz dhe Frankfurt nuk i bënë keq njëra-tjetrës duke marrë nga një pikë që përmirësoi pozitat e tyre në klasfikim. Miqtë kaluan të parët në avantazh falë autogolit të Bell por Mainz barazoi shifrat me Serdar që i ardhur në fushë nga stoli, e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 71-të. Me këtë barazim Frankfurti i Niko Kovac u ngjit përkohësisht në vendin e 7-t në kuotën e 15 pikëve ndërsa Mainz pozicionohet i 11-ti në tabelën e renditjes me 11 pikë.



