Lajme

Majlinda Kelmendi, e artë në Grand Prix të Tel Avivit

Majlinda Kelmendi e ka nisur me medalje vitin 2019. Xhudistja pejane e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të Tel Avivit, eveniment që ka nisur sot.

Kampionia olimpike e ka mposhtur në finale me ippon izraeliten Gili Cohen. Majlinda e raundin të kategorisë deri 52 kg pa u ndeshur, kurse të dytin eliminoi gjeorgjianen Tetiana Levytska-Shukvani.

Në çerekfinale, Kelmendi mundi zvicëranen Fabienne Kocher. Sportistja më e madhe e Kosovës e eliminoi rumunen Andreea Chitu dhe shkoi në finale, ku ishte më e suksesshme se izraelitja Cohen. Ajo i fitoi të katër përballjet me ippon. Majlinda synon që sivjet të kthehet në majat e xhudos botërore.

Krahas Kelmendit, në Grand Prix të Tel Avivit po merr pjesë edhe garuesja tjetër kosovar, Loriana Kuka, e cila do të garojë nesër në kategorinë deri 78 kilogramë.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency