Majlinda Kelmendi nderon Kosovën, shpallet Kampione Europe
Majlinda Kelmendi shkëlqeu sërish sot në tapetin e xhudos, duke arritur të marrë medaljen e artë në Lojërat Europiane që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë.
Ajo mposhti në finale rusen Natalia Kuziutina, e cila ishte edhe kampionia në fuqi e Europës në këtë sport, duke ndërsa në gjysmëfinale triumfoi ndaj francezes Amadine Bouchard.
Kelmendi garoi në kategorinë deri në 52 kilogramë, dhe rezultoi se nuk kishte konkurrente, duke u shpallur kështu më e mira e Europës.



