Majlinda Kelmendi pa limit, në gjysmëfinale të Botërorit
Xhudistja pejane, Majlinda Kelmendi vazhdon të mahnitë në kompeticionet ndërkombëtare në sportin e xhudos. Kampionia absolute ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Tokio të Japonisë.
Kelmendi e ka mundur kampionen e botës së vitit 2017, Ai Shishime, ndërsa në gjysmëfinale e pret dueli i shumëpritur me japonezen Abe, me të cilën do të përballet për herë të parë në karrierë.
Kosovarja, kampione bote më 2013 dhe 2014, rundin e parë e kaloi pa luftë, në rundin e dytë e mundi Luz Olvera nga Meksika. Në rundin e tretë e kaloi Agata Perencin e Polonisë, para se ta mposhte Shishimen në çerekfinale.
Një ditë më parë, Distria Krasniqi fitoi medaljen e bronztë, në kategorinë deri 48 kilogramë. Xhudistja kosovare e fitoi të bronztën pasi mposhti Laura Martinez Abelenda në duelin final për vendin e tretë me ippon pas vetëm 30 sekondash.



