Kategoria Superiore

Mala: Nuk dimë të shfrytëzojmë rastet para porte, Egnatia ka entuziazëm!

Esat Mala ishte përkrah zëvendës-trajnerit Renato Kalari në konferencën për shtyp të Partizanit para sfidës ndaj Egnatias, me mesfushorin që pavarsisht formës së dobët që kanë shfaqur të kuqtë, u shfaq optimist për të marrë fitoren e parë në duelin ndaj rrogozhinasve.

“U bë tashmë e disa ndeshje që nuk kemi marrë fitoren dhe kjo na mërzit shumë, pasi ne luftojmë shumë për tri pikë. Gjatë këtyre javëve më shumë është një ngërç psikologjik, çdokush punon në të mirë të grupit për të kaluar këtë gjë. Shpresojmë që nesër për të marrim tri pikët e para.

Çfarë i mungon Partizanit? Ajo që na ka munguar është mos shfrytëzimi i rasteve para porte, kjo është. Ndonjëherë ndodh edhe kjo. Nuk e kisha menduar këtë ecuri dhe besoj çdo lojtar nuk e ka çuar në mendje një gjë të tillë. Kemi objektiva madhorë për kreun e klasifikimit dhe shpresojmë që me fitore të kthehemi në rrugë të mbarë.

Egnatia? Ka atë entuziazmin e ngjitjes në Superligë. Ka bërë mirë dhe e vlerësojmë shumë. Do futemi në fushë për të bërë më të mirën për tri pikët”, tha Mala.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency