Kategoria Superiore

Mala: Shmangëm paragjykimet, sakrifikohem me kënaqësi për ekipin

Esat Mala u përzgjodh si më i miri i takimit mes Kastriotit dhe Partizanit, ndërsa pas ndeshjes, mesfushori nga Prizreni u ndal para mikrofonit të Supersport, për të komentuar sfidën për emisionin “Gol pas Goli”.

Ndeshje sakrifice sot përballë Kastriotit. Sa e vështirë ishte edhe për ju personalisht?
E dinim që ishte një fushë e vështirë dhe për çfarë lufton kundërshtari, e çfarë forcash ka. E kishim përgatitur ndeshjen të rrinim qetë dhe ta godisnim me kundërsulme. Morëm një barazim në një takim që mund të shkonte edhe më mirë për ne.

Ju kënaq kjo pikë?
E menduam edhe për 3 pikët, të rrinim më të qetë për javët në vazhdim, por ashtu si shkoi ndeshja, edhe 1 pikë është mirë, sepse ishim edhe me një lojtar më pak për disa minuta.

A druheshit se mund ta humbnit këtë ndeshje dhe opinioni do t’ju paragjykonte?
Ato paragjykimet do ekzistojnë gjithmonë. Po humbe, le vend për paragjykime, por tani nuk kanë çfarë thonë. Ne bëmë më të mirën, ku mund edhe të fitonim, me pak kujdes.

Partizani në 8 ndeshjet e fundit ka marrë 2 fitore në fushë. Në një situatë tjetër, nëse do kishit një diferencë tjetër, a do ishte shqetësuese?
Normale, por pikët na krijojnë komoditet dhe shprehemi më lirshëm në fushë.

Ndeshjen tjetër mungon Rexhepi dhe Atanda. A do luanit në të djathtë në mbrojtjes, nëse Ibrahimi zhvendoset në qendër?
Do e bëja me kënaqësi, nëse ka nevojë ekipi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency