La Liga

Malaga rigjen fitoren në “Rosaleda”, mposht 3-2 Deportivon

Skuadra e Malagas arrin një fitore shumë të rëndësishme 3-2 në shtëpi ndaj Deportivo La Corunas në javën e 12-të të La Ligas, duke u ngjitur në kuotën e 7 pikëve e duke lënë pas Alavesin e Giani De Biasit dhe Las Palmasin, që luan në 18:30 me Levanten. Në “Rosaleda” u zhvillua një ndeshje e hapur, me vendasit që kaluan në avantazh që në minutën e 15-të me Rosales, ndërsa Perez barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 23-të. Deportivo arriti të merrte epërsinë në fillim të pjesës së dytë me Schar, por Castro dhe Baston përmbysën gjithcka në minutat 63 dhe 84, për rezultatin përfundimtar 3-2. Pas kësaj disfate Deportivo La Coruna mbetet pranë zonës së ftohtë me vetëm 11 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency