Serie A

Maldini piketon një tjetër talent, Milan synon 19-vjeçarin e Salzburgut

Paolo Maldini vijon të jetë në kërkim të të rinjve të talentuar për t’ia bashkuar Milanit kampion dhe së fundi në skenë ka dalë emri i sllovenit Benjamin Sesko.

Ky i fundit është vetëm 19 vjeç dhe sezonin që lamë pas ka spikatur me fanellën e Salzburgut në Austri, ku ka luajtur 37 ndeshje, shumicën e të cilave të nisura nga stoli dhe ka shënuar 11 gola.

Menaxheri i sulmuesit slloven ishte në zyrat e klubit kuqezi dy ditë më parë, ku takoi Maldinin dhe hodhën bazat e transferimit, teksa tashmë Milani duhet të bindë Salzburgun.

Këta të fundit e vlerësojnë rreth 20 milionë euro kartonin e Sesko, por te Milani janë të bindur që mund ta marrin për një një shifër prej 10-12 milionë eurosh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency