Serie A

Maldini pranon shitjen e klubit dhe “ankohet” për dëmtimet e Ibrës

Zërat për shitjen e Milanit nga fondi amerikan Elliot, në një tjetër me qendër në Bahrein, kanë bërë xhiron e botës gjatë të premtes, teksa konfirmimet kanë ardhur edhe nga legjenda e kuqezinjve, Paolo Maldini.

“Di shumë pak për këtë çështje, por një shitje e klubit në të ardhmen është padyshim një proces normal. Megjithatë nuk e di kur do të jetë momenti i shitjes së klubit”, tha Maldini.

Milani do të kremtojë pashkët në krye të renditjes, me ëndrrën për të fituar titullin kampion, teksa Maldini pranon se dëmtimi i Ibrahimoviç ka prishur jo pak planet e kuqezinjve.

“Dëmtimi i Ibrës nuk na duhej në këto momente, pasi e kemi të nevojshëm në fushë. Në janar nuk ndërhymë në merkato, pasi nuk e prisnim që Ibra të mbetej kaq gjatë jashtë fushave. Origi? Jemi 5 javë larg fundit të kampionatit dhe nuk dua të flas për merkaton, por për ëndrrën tonë”, deklaroi Maldini.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency