Serie A

Maldini rinovon me Milanin: Tani të rikuperojmë kohën e humbur

Paolo Maldini vijin rrugëtimin e tij me Milanin. Legjenda e kuqezinjve ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës si drejtor teknik, teksa lajmin e ka konfirmuar vetë për mediat italiane.

“Kemi arritur marrëveshjen për rinovim dhe jemi shumë të lumtur. Jemi pak me vonesë, por do të rikuperojmë kohën e humbur për të planifikuar një Milan fitues”, tha Maldini.

Bashkë me Maldinin, ka rinovuar edhe drejtori sportiv Massara, teksa të dy tani do të nisin punën për të përforcuar skuadrën në merkato, kur jemi rreth 6 javë para startit të kampionatit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency