“Mallkimi i titullit kampion!”
Tingëllon si një legjendë urbane, por në Angli, trofeu i Premier Leagues shoqërohet edhe më një të ardhme aspak të dëshiruar, pasi shumë nga ata që i janë gëzuar trofeut prestigjioz në një prej kampionateve më të luftuar, kanë përfunduar larg Ishullit Britanik në sezonin pasardhës.
Nëse do të konfirmohet edhe largimi i Contes nga Chelsea, atëherë do të ishin 6 trajnerët që menjëherë pasi kanë orientuar ekipet e tyre drejt suksesit absolut, kanë përjetuar disfatën e shkarkimit në sezonin pasardhës. Mancini, Ferguson tashmë në pension), Mourinho dhe Ranieri, lanë klubet e tyre respeketive pas arritjes së lavdisë, ndërsa Pellegrini mezi zgjati një vit tjetër.
Roberto Mancini, kampioni i parë që bie.
Sezoni 2011/2012 do të mbahet mend përgjithnjë nga The Citizens, të cilët pas 44 viteve mungesë në takimin me titullin kampion të Premier Leagues arritën falë Roberto Mancinit të ngrinin trofeun prestigjioz të kampionatit. Një gol nga Dzeko dhe një tjetër nga Agüero në minutën e fundit ndaj Quuins Park Rangers kulmuan me rikthimin historik si triumfator të Mancehster Cityt. Por kjo nuk e ndali dot disfatën e trajnerit italian në sezonin pasardhës që nuk arriti asnjë prej objektivave të caktuar, çka solli edhe shkarkimin e tij.
Sir Alex Ferguson e mbylli karrierën në nivelet më të larta. Në 2013 ishin Djajtë e kuq ata që arritën titullin e 20 në Premier League me në stol skocezin Ferguson. Ai përkoi të ishte edicioni i fundit për trajnerin pas 26 sezoneve dhe 38 titujve në karrierë..
Manul Pellegrini ishte ai që pati jetëgjatësinë më të madhe pas triumfit në Premier League. Pasi fitoi titullin e katërt me ekipin e Manchester Cityt në Sezonin 2013 -2014, në 2016 tekniku kilian u pasua nga Pep Guardiola.
Jose Mourinho përjetoi shkëlqimin dhe rënien në vetëm 7 muaj. Titulli i pestë kampion për Chelsean në Premier League erdhi me Portugezin Mourinho në stolin e Bluve të Londrës, pikërisht në sezonin 2014/2015. Një edicion që pa rikthimin e skuadrës në podin e kampionatit pas mungesës që nga viti 2010. Vetëm 7 muaj nga triumfi dhe luzitani humbi 9 nga 16 takimet e kampionatit që në dhjetor të 2015 u shoqëruan me shkarkimin e tij.
Ranieri bëri që klubi i Leicester të hynte në historinë e Premier Leagues pasi ngriti për herë të parë që nga themelimi në vitin 1884 trofeun e kampionatit anglez. Në edicionin 2015/2016 Leicesteri ktheu ëndrrën ne realitet, një përrallë që nuk do ta harrojnë lehtë falë italianit Ranieri. Por vetëm 9 muaj më vonë arkitekti i atij triumfi historik e pa ekipin e dhelprave të renditur në vendin e 16 të klasifikimit në Premier League dhe problemet në dhomat e zhveshjes sollën largimin e menjëhershëm të njeriut që solli aty fishek-zjarret.
Ndaj mund të thhet pa frikë magjia e titullit kampion të Premier Leagues shoqërohet edhe me anën tjetër të medaljes atë të disfatës.



