Futboll

Malmoe nderon me statujë gjigantin Zlatan

Një statujë në nder të Zlatan Ibrahimovicit. Në qytetin e lindjes së gjigantit suedez, Malmoe, kanë vendosur të krijojnë një vepër arti mes stadiumit të vjetër dhe atij të ri për të përjetësuar një futbollist të dimensioneve të jashtëzakonshme, fizike dhe sportive.

Statuja, e projektuar nga skulptori Peter Lidde, do të ketë e lartë 2.7 metra dhe do të peshojë 500 kg (do të zbulohet më 8 tetor). Pse në Malmoe? Sepse është qyteti ku nisi karrierën futbollisti karizmatik, i cili numëron 116 ndeshje dhe 62 gola me përfaqësuesen e Suedisë.

Projekti mori jetë, në bashkëpunim me Federatën Suedeze të Futbollit, që në vitin 2015.

“Jam shumë i gëzuar. Ka gjithmonë gjithmonë dëshira ime që në fillim. Këtu ka nisur gjithçka dhe këtu është zemra ime,” – deklaroi sulmuesi aktual i Los Angeles Galaxy.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency