Kategoria Superiore

Malota: Prisni dhe pak për Partizanin e vërtetë!

Dy fitoret radhazi, me Teutën në transfertë dhe Luftëtarin në “Selman Stërmasi”, kanë kthyer qetësinë te Partizani, pasi atij starti që la për të dëshiruar si nga rezultatet dhe nga loja e “të kuqve”. Renato Malota, në konferencën për shtyp të organizuar për ndeshjen e radhës, theksoi se prurjeve të reja u duhet pak kohë për t’u abmientuar.

“Fillimi gjithmonë është i vështirë, aq më tepër me ndryshimet që kishim në ekipin tonë. Siç po e shihni, nga ndeshja në ndeshje po e tregojmë veten më shumë, po bindim edhe në lojë. T’u lëmë edhe pak kohë të ardhurve gjatëkësaj vere dhe do të shihni Partizanin e vërtetë.”

Malota ka vuajtur një dëmtim të rëndë gjatë verës dhe është kjo arsyeja pse nuk është ende 100% në formë.

Nuk jam akoma në 100% të formës sime, por po bëj të pamundurën që të kthehem si më parë. Edhe sezonin e kaluar qëndrova dy muaj i dëmtuar. Kjo ishte arsyeja pse nuk luajta. Edhe këtë sezon ishte dëmtimi që më la mbrapa. Detyra ime është të jap maksimumin në stërvitje, pastaj është në dorë të trajnerit nëse do të më përgjedhë titullar.”

Si e parashikon Malota, transfertën me Vllazninë, skuadër që gjithmonë i ka hapur probleme Partizanit, sidomos në transfertë?

Vllaznia nuk po kalon një situatë të mirë, por unë parashikoj një ndeshje shumë të vështirë. Ka qenë një “mace e zezë” për ne, por  këtë radhë do të jetë një histori tjetër. Kam shumë besim se do t’i marrim tri pikët. Ekipi ynë ka treguar në ndeshjet ndaj Vllaznisë se nuk shënojnë vetëm sulmuesit. Kanë realizuar edhe mesfushorët, madje edhe ne, mbrojtësit. Nuk e shoh të pamundur fitorën në Shkodër. Goli mund të vijë nga mesfusha dhe mbrojtja, jo vetëm nga sulmi.”

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency