“Mamaja është ‘single’ dhe duhet një mashkull për të gatuar”, modelja e njohur bën ofertë publike (Foto)
Belen Rodriguez është sërish “single’ dhe këtë e bën të ditur në Instagram, në një postim që të bërë bashkë me djalin e saj, Santiagon.
“Tani që mamaja është “single”, duhet një mashkull për të gatuar”, shkruan modelja argjentinase në postimin bashkë me të birin, që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe menjëherë kanë vërshuar ofertat.
Bukuroshja argjentinase është bërë e famshme për lidhje me njerëz të shumtë të sportit, përfshi ish sulmuesin italian Marco Borriello, pilotin e Moto GP-së, Andrea Ianonne, etj.
















