Lajme

Man. United , 200 milionë për të bërë ‘djall’ Harry Kane-n

Sulmuesi i Tottenham dhe i kombëtares angleze, Harry Kane po kalon një formë të shkëlqyer, duke u bërë protagonist thuajse në çdo takim, me golat dhe lojën e tij. Ai ka zgjuar vëmendjen e shumë klubeve europiane, ndërsa ditët e fundit ishte Reali i Madridit, që bëri hapa konkretë për të. Madrilenët, pasi dështuan të afrojnë Mbappe, shikojnë pikërisht te anglezi, qendërsulmuesin e duhur.

Por, ditët e fundit, edhe Jose Mourinho ka piketuar Kane, si përforcim i mundshëm për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e Manchester United janë gati të ofrojnë plot 200 milionë euro, për të bërë ‘djall’, 24 vjeçarin, i cili mund të luajë fare mirë edhe si sulmues i dytë, pas belgut Lukaku. Merkatoja verore do ende shumë muaj për të ardhur, por që tani po jepen sinjalet se do të jetë plot surpriza.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency