Man.United këmbëngul për Alderweireld, është ai prioriteti për mbrojtjen
Manchester United po insiston për të marrë mbrojtësin belg të Tottenham, Toby Alderweireld. Për të arritur te shtatlarti i mbrojtjes, mediat angleze kanë shkruar se “Djajtë e Kuq” mund t’i ofronin “Spursave” edhe kartonin e Martial, por diçka e tillë është mohuar. Sipas “ESPN”, edhe më herët drejtuesit e United kanë theksuar se do të mirëprisnin oferta për francezin, por vetëm nga skuadra jashtë Premier League, duke mos dashur të përforcojnë një ekip rival me një lojtar me karakteristikat e Martial.



