Premier League

Man. United, pagë përrallore dhe 4 blerje “big” që Mourinho të rinovojë

Një pagë “galaktike” 22 milionë euro në sezon dhe katër blerje të rëndësisme: Griezmann, Bale, Soler dhe Forsberg. Kjo është oferta që po përgatit Manchester United për Jose Mourinhon, në mënyrë që portugezi të pranojë zgjatjen e kontratës me “Djajtë”, me aktualen që skadon në verë të vitit 2019.

E zbulon britanikja Daily Mail, sipas të cilës, kjo është mënyra e të vepruarit nga drejtuesit e United, për t’u paraprirë bisedimeve të mundshme të Mourinhos me PSG. Al Khelaifi nuk është i bindur aspak me trajnerin spanjoll, Unay Emery, të cilin kërkon të zëvendësojë me “luzitanin”, por as në Manchester nuk po qëndrojë duarkryq në një situatë të tillë.

Strategjia e United është e qartë: të rrisë pagën e trajnerit, por edhe t’i plotësojë të gjitha dëshirat e merkatos. Pas largimit të Alex Ferguson në verë të 2013-ës, Manchester United ka kaluar periudha të paqëndrueshme me Ryan Giggs, David Moyes dhe Van Gaal në krye të pankinës dhe vetëm me Mourinhon është rikthyer qetësia, falë suksesit në Europa League në fund të sezonit të shkuar. Mourinho akualisht përfiton 15 milionë euro në sezon, por PSG përvecse i ofron një pagë stratosferike, është gati të paguajë edhe një klazuzolë largimi 20-30 milionë stërlina për prishjen e parakohshme të kontratës me United. E si mund të bindet 54-vjecari për të qëndruar në “Old Trafford”? Duke i ofruar një pagë “faraonike” dhe duke i plotësuar cdo kërkesë përsa i përket merkatos.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency