Merkato

Man.United refuzoi ofertë një super klubi për Martial!

Anthony Martial ishte shumë pranë transferimit te Atletico e Madridi në merkaton e kësaj vere, por edhe pse klubi bardhekuq kishte rënë parimisht dakord me sulmuesin francez, drejtuesit e Manchester United, refuzuan ofertën e Los Colchoneros për ish-lojtarin e Monacos, duke e mbajtur Martial në skuadër me shpresën se ai do të rinovojë kontratën me Djajtë e Kuq. Diçka që ka pak gjasa të ndodhë pasi Martial nuk po gjen hapësira në formacionin e United dhe për të luajtur më shumë kërkon largimin. Atletico Madrid nuk ishte skuadra e vetme që u interesua për Martial pasi edhe Milani tentoi të firmoste me lojtarin. Në pamundësi për të marrë francezin, Los Colchoneros morën Nikola Kalinic pikërisht nga kuqezinjtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency