Premier League

Man. United zyrtarizon “goditjen” e merkatos, Ten Hag tani ka lojtarin që kërkonte me ngulm

Manchester United ka zyrtarizuar blerjen e Lisandro Martinezit nga Ajaxi i Amsterdamit për 55 milionë stërlina. Më në fund, trajneri Ten Hag do të ketë në dispozicion qendërmbrojtësin që dëshironte me ngulm. Kujtojmë që tekniku holandez e ka pasur nën urdhrat e tij për tri sezone argjentinasin tek “Harkëtarët”.

Lisandro Martinez do të jetë i lidhur me “Djajtë e Kuq” për pesë sezonet e ardhshme dhe do të përfitojë një pagë prej 120 mijë stërlinash në javë. Ai bëhet mbrojtësi i dytë më shtrenjtë i blerë nga Manchester United pas Harry Maguire. Klubi anglez do të paguajë 46.8 milionë stërlina menjëherë, plus 8.5 milionë në formë variablash.

Martinez e përshkroi bashkimin e tij me “Djajtë e Kuq” si një nder dhe se ai beson se skuadra mund të bëhet një forcë e madhe nën drejtimin e Ten Hag.

“Është nder t’i bashkohesh këtij klubi të madh futbolli. Kam punuar shumë për të arritur këtë moment dhe tani që jam këtu do ta kërkoj të bëj edhe më shumë.

Kam pasur fatin të jem pjesë e ekipeve të suksesshme në karrierën time dhe kjo është ajo që dua të bëj te Manchester United. Do të ketë shumë punë për të arritur në atë moment, por unë besoj fort se me këtë trajner dhe së bashku me shokët e mi të rinj të skuadrës mund t’ia dalim.”

https://twitter.com/i/status/1552266300252119041

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency